Një sistem i kamerave online që u mundëson prindërve t’i shohin fëmijët e tyre derisa janë në çerdhe, u ka shkruar familjeve se ka ndodhur një shkelje e të dhënave dhe privatësisë.
NurseryCam ka thënë se incidenti ndodhi kur një person i tretë u fut në këto të dhëna pa leje, mirëpo gjithçka është mbyllur në mënyrë të menjëhershme, si masë paraprake..
Kompania me qendër në Guildford të Anglisë i tha BBC-së se shërbimi i saj është përdorur në rreth 40 çerdhe në tërë Mbretërinë e Bashkuar. Ajo kishte njoftuar edhe institucionin për të drejtat e informacionit.
NurseryCam ka thënë se për incidentin ka kuptuar të premten pasdite derisa shtoi se shërbimi do të pezullohej derisa të vendoset një rregullim i sigurisë.
-
Zilja e mençur e derës me kamera ngrit rast në gjyq për shkelje të privatësisë
-
Ekspertët paralajmërojnë: Lodrat me AI mund të rrezikojnë privatësinë e fëmijëve
-
Mbi 100 raste të dyshuara për dhunë e abuzim seksual në çerdhe e shkolla në Francë
-
Si t'i mbroni fëmijët nga rrjetet sociale
-
Abuzimi i nxënësve me aftësi të kufizuara në dhoma “qetësimi” në Britani