Fizika kuantike i përcakton ligjet që e dominojnë universin në shkallë shumë të vogël. Aftësia për t’i shfrytëzuar fenomenet kuantike me shpresë do të na mundësojë të ndërtojmë makina si kompjuterët kuantikë, të cilat parashikohen të kryejnë llogaritje të caktuara shumë më shpejt se kompjuterët konvencionalë. Një problem madhor me ndërtimin e procesorëve kuantikë është se aftësia për t’i ndjekur dhe kontrolluar sistemet kuantike në kohë reale është një detyrë jashtëzakonisht e brishtë: nëse përpiqemi t'i manipulojmë këto sisteme pa kujdes, gabimet e konsiderueshme shfaqen në rezultatin përfundimtar. Puna e re nga një ekip në Aalto me shpresë nënkupton se do të mundë t’i kryejmë këto operacione delikate sa më shpejt që të jetë e mundur.
Për të arritur në këtë pikë, hulumtuesit e kontrolluan fenomenin kuantik në një qark të dizajnuar elektrik të quajtur transmon (shih figurën në foto). Kur e ftohim një çip transmoni brenda një të mijtën e një shkalle mbi zeron absolute, pajisja hyn në botën kuantike dhe fillon të sillet si një atom artificial. Një nga karakteristikat kuantike që u intereson studiuesve është se energjia e transmonit mund të marrë vetëm vlera specifike, të quajtura nivele të energjisë. Nivelet e energjisë janë si shkallët: personi që ngjitet duhet të ndalet në një shkallë dhe nuk mund të rri pezull diku në mes dy shkallëve. Po kështu, energjia që e ka transmoni mund të jetë vetëm sa vlerat e përcaktuara të niveleve të energjisë. Kur i ndriçojmë mikrovalët në qark, transmoni mund ta absorbojë energjinë dhe të ngjitet në këmbët e shkallës.
(Më gjerësisht mund të lexoni sot në KOHA Ditore)