Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Japonezi krijon prototipin e televizorit nga i cili mund të shijohet ushqimi duke e lëpirë ekranin

Një prototip i ekranit televiziv "që lëpihet" i cili mund të imitojë shijet e ushqimit është zhvilluar nga një profesor japonez.

I quajtur “Taste-the-TV”, dhjetë bombola spërkasin aromën dhe shijen mbi një "film higjienik" i cili rrotullohet mbi ekran që shikuesi ta lëpijë.

Profesori Homei Miyashita i Universitetit Meiji, sugjeroi se mund të përdoret për të trajnuar kuzhinierë nga distanca.

Nëse do të bëhej, televizori do të kushtonte 875 dollarë, vlerësoi ai.

Ai i tha Reutersit se qëllimi është që njerëzve t’u mundësohet përvoja e të ngrënit në një restorant edhe në anën tjetër të botës teksa qëndrojnë në shtëpi.

Ai është në bisedime me prodhuesit për aplikime të tjera të mundshme të teknologjisë së spërkatjes së shijes, të tilla si shtimi i shijeve në bukë të thekur.

Edhe Ngrënia para televizorit rrit rrezikun për mbipeshë Lifestyle Ngrënia para televizorit rrit rrezikun për mbipeshë

Në epokën e Covid-19, kjo lloj teknologjie mund të përmirësojë mënyrën se si njerëzit lidhen me botën e jashtme, beson Miyashita.

Në të kaluarën, Miyashita dhe studentët e tij kanë prodhuar një sërë pajisjesh që lidhen me shijen, duke përfshirë "një pirun që e bën ushqimin më të pasur".