Rregullatori në Irlandë ka gjobitur Instagramin me 405 milionë euro për shkelje të privacisë së fëmijëve, raporton BBC.
Kjo çështje që ka zgjatur për një kohë ka pasur të bënte me ankesat në lidhje me të dhënat e fëmijëve – veçanërisht numrat e tyre të telefonit dhe emailat.
Disa prej tyre kanë avancuar llogarinë në atë të biznesit për të pasur qasje në veglat e analitike, siç është vizitat në profile, pa kuptuar se kjo bën që të dhënat e tyre të bëhen publike.
Pronari i Instagramit, Meta, ka thënë se planifikon ta apelojë vendimin. Është gjoba e tretë që kompania e ka marrë nga rregullatori.
“Ne kemi marrë vendimin final të premten e kaluar dhe përmban një gjobë prej 405 milionë euro”, ka thënë Komisioneri i Irlandës për Mbrojtje të Dhënave (DPC).
-
Rregullatori irlandez i privatësisë gjobit Metan me mbi 400 milionë dollarë
-
Irlanda e gjobit Facebookun me 265 milionë euro
-
Meta gjobitet me 390 milionë euro nga BE-ja
-
Meta dakordohet për ndryshime të mëdha në Facebook e Instagram pas marrëveshjes 17 mld dollarëshe
-
Meta gjobitet me mbi 500 milionë dollarë për rrezikimin e fëmijëve në rrjetet sociale