Deri tash testet dhe përshtypjet e para kryesisht shkuan në favor të telefonit të ri iPhone X dhe duket se pajisja është pranuar më mirë nga përdoruesit se sa iPhone 8.
Por, Consumer Reports ka qëndrim tjetër dhe në raportin e vet iPhone X e ka renditur nën modelet iPhone 8.
Sipas testimit të tyre, iPhone X ka marrë rekomandimin e organizatës Consumer Reports, por është theksuar se përdoruesit që dëshirojnë të kursejnë para, është dashur të vendosin ndërmjet iPhone 8 ose 8 Plus. Arsye, përveç çmimeve të ulëta, janë edhe puna e baterisë, si dhe qëndrueshmëria, transmeton kp.
Consumer Reports në testin e vet ka gjetur se iPhone X arrin të qëndrojë 19,5 orë me një mbushje të baterisë, derisa iPhone 8 Plus qëndron 21 orë.
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Apple lanson aksesorin për mbajtjen e telefonit, njerëzit e shohin qesharak
-
Apple tërheq disa produkte nga shitja pas prezantimit të iPhone 17
-
Telefonat që mund të marrin sistemin e ri operativ të Appleit
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini