Samsung aktualisht është furnizuesi kryesor i paneleve OLED për iPhone X, por si pjesë e përpjekjeve për të zvogëluar varshmërinë nga rivali jugkorean, Apple po shqyrton partneritetin me kompaninë LG për prodhimin e paneleve OLED për iPhone X.
Më herët është sugjeruar se Apple ka investuar në fabrikën LG Display, e cila do të ishte e dedikuar vetëm në prodhimin e ekraneve OLED për iPhone.
Por, LG Display ka thënë se raportimet nuk janë të sakta dhe se kompania me kompaninë Apple ende nuk është arritur, transmeton ksp.
Kompania pranon se ka pasur bisedime, por nuk ka asgjë konkrete për momentin dhe se negociatat do të vazhdojnë.
Mediat botërore raportojnë se LG Display nga qershori i vitit të ardhshëm do të fillojë prodhimin e paneleve OLED, ndërsa rezervat fillestare pritet të jenë 60 milionë panele.
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Apple e kalon për pak Samsungun në shitjet e telefonave
-
Samsungu dhe Hyundai rrisin investimet vendase mes marrëveshjes së re tregtare me SHBA-në
-
Apple premton 100 miliardë dollarë për prodhimin në SHBA
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing