Kur bëhet fjalë për fotografimin me pajisje mobile, kjo është një fushë ku Apple iPadët nuk njihen në mënyrë specifike. Ata gjithsesi mund të krijojnë foto të bukura, por as për së afërmi me fotot që i bëjnë iPhonët. Tani raportet sugjerojnë që kjo mund të ndryshojë me linjën iPad Pro për vitin 2020, raporton Ubergizmo.
Raporti pretendon se Apple me siguri do ta prezantojë sensorin ToF (time-of-flight) për kamerën e modelit iPad Pro 2020 për vitin 2020. Sensori ToF përdoret për ta matur distancën midis sensorit dhe subjektit. Kjo është përdorur nganjëherë për realitetin e shtuar, ku ndihmon për të siguruar skalim dhe perspektivë më të mirë.
Është interesante se analisti Ming-Chi Kuo më parë kishte parashikuar që modelet e Apple të iPhone për vitin 2020 do të kenë sensor të ngjashëm, shkruan KOHA Ditore. Megjithatë, ndërkohë që modelet iPad Pro priten më herët gjatë vitit, ato do të jenë të parat që do ta kenë këtë sensor potencial.
Implementimi i mundshëm i sensorit ToF në iPad Pro, i cili zakonisht pozicionohet si pajisje biznesi, sugjeron që tableti mund të përdoret në nivel industrial ose për hartëzim 3D. Megjithatë, këto informacione duhet të merren me rezervë derisa të konfirmohen zyrtarisht.