Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

iOS 13 Beta e tregon portin USB-C për iPhone të sivjetshëm

Ka kohë që po qarkullojnë thashetheme që Apple do ta largojë konektorin e vet Lightning në iPhone dhe do ta zëvendësojë atë me portin USB-C, dhe si duket këto thashetheme mund të bëhen realitet në vitin 2019.

Informatat më të fundit të cilat sugjerojnë se ky hap do të realizohet mund të shihen në kuadër të fajllave të iOS 13 Beta, ku tregohet kablloja USB-C e cila drejtohet drejt kompjuterit dhe e zëvendëson kabllon Lightning i cili është i drejtuar drejt iTunes.

Apple tashmë e ka kaluar iPad Pro në USB-C, e cila mundëson mbushje më të shpejtë dhe qasje në një numër të madh shtesash, pasi që bëhet fjalë për një standard me aplikim dhe shpërndarje të gjerë, shkruan KOHA Ditore.

Do të ishte e logjikshme që iPhonei i ri ta marrë standardin USB-C, të paktën kur është fjala për opsionin e mbushjes së shpejtë. Nga ana tjetër, Apple fiton shumë në shitjet e Lightning kështu që ka pak gjasa që kompania do ta pajisë të gjithë linjën e iPhone me portin USB-C.