Interneti satelitor, Starlink, i kompanisë “SpaceX” vazhdon të habisë me shpejtësinë e lartë të shkarkimeve në Gjermani.
Rrjeti satelitor, i cili përbëhet nga mijëra satelitë, u bë i njohur për shpejtësitë e shkarkimit të cilat impresionuan krahasuar me internetin satelitor deri në vitin 2019.
Rrjeti i Starlinkut operon në orbitën e ulët të Tokës dhe është i pari i implementuar komercialisht me miliona përdorues.
Një përdorues në Reddit i lidhur me Starlink, pasi u zhvendos të jetonte në një zonë rurale të Gjermanisë tregoi një shpejtësi marramendëse prej 500 megabajt për sekondë.
Rekordi mbahet nga një përdorues në Muenich, i cili regjistroi shpejtësi prej 638Mbps.
Sa për krahasim, sipas të dhënave të “Statistas”, shpejtësia mesatare e internetit në Kosovë për vitin 2022 ka qenë 53.7 mbps. /PCWorldAlbanian

-
Amazoni i nis satelitët e parë në hapësirë, synon shpërndarje masive të internetit
-
Starlinku shtrihet në më tepër se gjysmën e globit – pse ky internet është i veçantë
-
Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë - çfarë do të thotë kjo?
-
Starlink njofton se interneti i tij tash është në dispozicion edhe në Kosovë
-
Starlinku mbërrin në Shqipëri