Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Intel: Laptopët e lakueshëm mund të paraqiten brenda dy viteve

Inteli aktualisht po kryen hulumtime në fushën e teknologjisë së ekraneve të lakueshme dhe kompania beson se na ndajnë vetëm disa vite deri sa të shohim diçka konkrete në treg. Kjo mund të vijë në formën e një laptopi fleksibil, raporton Softpedia.

Sipas pohimeve të Nikkei Assian Review, një zyrtar i Intelit tha se mund të na ndajnë rreth dy vjet nga lansimi i një laptopi fleksibil. Megjithatë, në Intel janë të kujdesshëm lidhur me paralajmërimet konkrete rreth afateve kohore se kur mund të shfaqet teknologjia, pasi që hulumtimi dhe zhvillimi janë në fazat e hershme dhe për momentin kompania po përpiqet t’i kuptojë aftësitë dhe kufijtë e teknologjive fleksibile, shkruan KOHA Ditore.

Nga ana tjetër, u theksua se Inteli në çdo moment mund ta përshpejtojë teknikisht zhvillimin e teknologjisë dhe ta publikojë atë shumë më herët. Por as industria, as komuniteti i përdoruesve tani për tani nuk kanë kërkesa për këtë çështje, prandaj nuk ekziston nevoja për nxitim me zhvillimin e teknologjisë.

Në treg janë në këtë moment në dispozicion vetëm disa telefona të lakueshëm, por tani për tani nuk ekziston ndonjë kërkueshmëri e lartë, prandaj është e qartë se ekranet e lakueshme do të duhet ta kalojnë edhe ca kohë në testet laboratorike.

Artikuj të ngjashëm