India shënoi rritje masive të pagesave digjitale brenda tre vjetëve të fundit, qëkur nisi pandemia e COVID-19. Sipas një raporti të publikuar në "Gadgets 360" të enjten, sektorë të gastronomisë e të farmacisë i adaptuan mjetet digjitale për kryerje të pagesave, ndërsa një rritje e tillë po konsiderohet si më e madhja ndonjëherë.
Në raportin e quajtur “India drejt një të ardhme pa kontakt”, pagesat thuhet se kryesisht u kryen nëpërmjet bankave, e konsumatorët në masë të madhe u ndien më të sigurt në transaksionet online. Tutje, miratimi i kartelave "EMV" ishte thelbësor për rritjen e pagesave digjitale.
Shpejtësia e procesit, transparenca e ruajtja nga kontakti fizik, u konsideruan arsye shtesë për përhapjen e pagesave digjitale.
Dyqanet, që shërbyen me formën “merre me vete”, pos dërgesave nëpër shtëpi te konsumatorët gjatë bllokimin të pandemisë, ofruan pagesa digjitale, tërësisht online pa pasur kontakt marrësi me dhënësin.
"Nëse në vitin 2020, transanksionet digjitale nëpër dyqane ishin 25 për qind, tani ato kanë shkuar në mbi 30 për qind. Raporti i pagesave digjitale në të gjitha fushat shkoi në mbi 50 për qind. Përshtatja e shpejtë e pagesave, shënoi këtë rritje", deklaroi Ramakrishnan Gopalan, publikues i raportit.
-
Punëtorët e mbetjeve elektronike në Indi përballen me rreziqe toksike për shëndetin
-
Fillon numërimin e popullsisë vendi më i populluar në botë
-
Nga traktorët e automatizuar në ferma deri te korrigjimi i testeve, AI po e rrit efikasitetin në Indi
-
Bankat i rritën në heshtje kamatat
-
Në kohë inflacioni, ATK-ja krenohet me vlerë rekorde arkëtimi