Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

iFixit i konfirmon 4 GB RAM për iPhone 11 Pro Max dhe prioritetin e servisimit të ekranit dhe baterisë

Si zakonisht, iFixit e ka mirëpritur në laboratorin e vet modelin më të ri iPhone 11 Pro Max, për të na treguar brendësinë e pajisjes dhe për të përcaktuar se sa i vështirë për riparim/servisim është ky telefon.

Rezultati përfundimtar është se riparimet kritike të ekranit dhe baterisë janë ende prioriteti kryesor në dizajnin e iPhoneit të ri, shkruan KOHA Ditore. Procedura për bateri është thjeshtuar ndërsa shumë komponente mund të arrihen veçmas.

Image

Masat e mbrojtjes së telefonit nga uji i komplikojnë disa riparime të caktuara, por e mbrojnë pajisjen nga dëmtimet më të rënda nga kontakti me ujë. Pjesa e përparme dhe e pasme janë prej qelqi, gjë që i rrit gjasat e dëmtimit nëse telefoni bie në ndonjë sipërfaqe të fortë dhe kërkon që shtëpiza të zëvendësohet tërësisht.

Ekipi i iFixit i zbuloi gjithashtu disa gjëra interesante gjatë testimit. U konfirmua se iPhone 11 Pro Max i ka 4 GB RAM, një bateri dukshëm më të madhe në formën L (3969mAh), dy kabllo për bateri, njëra prej të cilave është e re dhe nuk i duplifikon funksionet e tjetrës.

Image

Natyrisht, iFixit i analizoi edhe në të gjitha elementet e tjera të telefonit, siç është A13 Bionic SoC, displeji 6.5” (2688 x 1242) 458 ppi Super Retina XDR OLED, sistemi i trefishtë i kamerave 12MP etj.

Artikuj të ngjashëm