Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

iFixit: Galaxy S10 i vështirë për servisim

Sipas testit më të ri të telefonit të sapolansuar Samsung Galaxy S10, pajisja nuk do të jetë e lehtë për t'u servisuar dhe për t'u riparuar. Çmontimi i telefonit në laboratorin iFixit, pajisjes ia dha një vlerësim prej 3/10 për mundësinë e riparimit (10 jepet për servisimin më të lehtë), raporton iFixit.

Image

Ekipi iFixit i ka përmendur disa elemente dhe konkluzione kryesore të arritura gjatë çmontimit të modelit Galaxy S10, ndërsa në mesin e tyre është zëvendësimi "panevojshëm i rëndë" i baterisë, xhami i ngjitur në pjesën e përparme gjë që do të thotë se është më i prirur të thehet gjatë servilimit. Gjithashtu edhe përdorimi i tepërt i ngjitësit, duke e bërë çmontimin shumë më të vështirë, shkruan KOHA Ditore.

Nga ana tjetër, thuhet se komponentet e Galaxy S10 janë kryesisht modulare, që do të thotë se ato mund të zëvendësohen në mënyrë individuale, gjë që është shumë më e lehtë se në rast se duhet zëvendësuar i gjithë seti i komponenteve për shkak të një pjese.