Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Huawei prezanton smartfonin e ri Y5 Prime (2018)

Kompania kineze vazhdon traditën që pa shumë pompozitet të paraqesë produktet e saja të reja në treg.

Huawei kësaj radhe ka sjellë për fansat e tij modelin më të ri Y5 Prime (2018), i cili është i dedikuar kryesisht për segmentin e poshtëm të tregut.

Pajisja ka ekran 5.45 inç HD, 2GB RAM dhe 16GB hapësirë për ruajtje, me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD dhe posedon edhe variantin dual-SIM, transmeton ksp.

Y5 Prime (2018) ka procesor Snapdragon 450 me katër bërthama, kamerë të pasme 13MP, kamerë 5MP për selfie.

Kamera e përparme mund të luajë rolin e hapjes Face. Telefoni përdorë softuer Android 8.1, bateri 3020mAh, ndërsa nuk është bërë i ditur çmimi.

{gallery}