Kompania e njohur kineze Huawei është duke e zgjeruar serinë e saj nova 3.
Sipas një postimi në rrjetin social kinez, Wiebo, telefoni i ri i kësaj serie do të zbulohet më 18 korrik në Shenzen me kamerat AI dhe ekran me prerje (notch), transmeton Koha.net. Mund të lansohet edhe në Filipinet 10 ditë më vonë.
Huawei nova 3 i ri duket sikur Huawei P20 Lite por do të ketë specifika të ndryshme. Mund të vijë me ekran 6.3-inç LCD Full HD+ dhe raport prej 19:9, procesor Kirin 659 ose Kirin 710 SoC, si dhe 6 GB RAM memorie dhe 64 ose 128 GB memorie të brendshme.
Kamera kryesore e dyfishtë AI (16 + 24 megapikselë) është e ngjashme sikur e Honor 10. Po ashtu, nova 3 i ri do të vijë edhe me dy kamera të përparme – 24 + 2 megapikselë.
Bateria e Huawei nova 3 të ri do të jetë me kapacitet prej 3,650 mAh dhe do të ofrojë mbështetje për teknologjinë Super Charge për karikim të shpejtë të baterisë e cila mund të karikohet për 30 minuta. Telefoni i ri do të vijë në version me ngjyrë të kaltër, të verdhë dhe Aqua.