Pas një viti, kompania e njohur e teknologjisë HP ka përditësuar sistemin e kompjuterëve personalë Pavilion AiO (All-in-One).
Kompjuterët e rinj Pavilion AiO vijnë me ekran 24 dhe 27-inç, dizajn të ri “të frymëzuar nga arkitektura”, si dhe me specifikat e përditësuara, transmeton Koha.net. Po ashtu, HP ka përditësuar edhe mausin dhe tastierën, duke prezantuar modelin e bardhë më të hollë.
Sa i përket çmimit, kompjuterët e rinj Pavilion AiO fillojnë me çmim prej 749.99 dollarë.
Të dy modelet vijnë me opsione të ndryshme të konfigurimeve, duke përfshirë procesorin më të fundit të AMD-së ose Intelit, deri në 16 GB RAM memorie dhe deri në 2 TB memorie të brendshme, si dhe ekranin skaj-në-skaj IPS të ndjeshëm në prekje me rezolucion prej 4K.
Gjithashtu, modeli 24-inç është në dispozicion me kartelën grafike AMD Radeon R7.
{gallery}
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një”
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri