Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Honor 10 vjen këtë javë globalisht

Këtë javë pritet që zyrtarisht të prezantohet smartfoni më i ri i kompanisë Huawei, Honor 10, për tregun global. Prezantimi i tij do të bëhet në Londër.

Honor 10, në gjysmën e dytë të prillit ishte prezantuar në tregun e Kinës dhe specifikat e tij janë të njohura, dhe ajo për të cilën konsumatorët janë më të interesuara është se çfarë çmimi do të ketë në tregun evropian. Çmimi i tij në Kinë është rreth 415 dollarë.

Honor 7 u prezantua në vitin 2015 dhe u shit në Evropë me një çmim prej 350 euro. Telefoni paraqiti një dizajn revolucionar dhe sensorin për gishta prej 360 shkallë, transmeton KosovaPress. Pas kësaj, Honor 8 është prezantuar në vitin 2016 me çmim 399 euro. Përparësitë më të mëdha të këtij modeli ishin kamera e dyfishtë, sensori 3D i për gishta dhe mundësi të shpejta ngarkimi.

Vitin e kaluar u prezantua Honor 9, i cili u karakterizua nga një dizajn i avancuar me xham të lakuar 3D dhe dizajn të shkëlqyer. Telefoni kishte një çmim prej 449 eurosh, i cili është pak më i lartë se paraardhësit e tij, por në përputhje me specifikat e pajisjes.

{gallery}