“Hakerët e qeverisë ruse” kanë krijuar një program keqdashës, i cili potencialisht mund t’i shkaktojë dëme serioze rrjetit elektrik në SHBA, shkruan “Washington Post”.
Gazeta i referohet kërkimit të një kompanie amerikane, e cila punon në fushën e sigurisë kibernetike, transmeton kp.
Sipas gazetës, kjo “armë” është përdorur një herë në praktikë në dhjetor të vitit të kaluar në Ukrainë.
Bëhet fjalë për virusin, të cilin kërkuesit e kompanisë “Dragos” e kanë quajtur “crash over ride”.
Tash për tash dihet vetëm një rast kur ky program keqdashës ndërpreu rrjetin e energjisë elektrike. Kjo ka ndodhur në Ukrainë, kur hakerët për një kohë të shkurtër ndërprenë furnizimin me energji elektrike të prodhuar në Kiev.
Sergio Kaltagirone, drejtor i shërbimit të inteligjencës për kërcënime të sigurisë “Dragos”, ka thënë se virusi nëse modifikohet, mund të implementohet edhe kundër sistemit amerikan për distribuim të energjisë elektrike, me ç’rast efekti do të jetë katastrofal.
-
Rusia kryen sulm masiv në rrjetin e energjisë elektrike në Ukrainë
-
Kina dhe Rusia të shqetësuara nga përdorimi i satelitëve nga Amerika
-
Microsoft: Hakerët rusë po përgatiten për sulme të reja ndaj Ukrainës
-
SHBA-ja zbulon strategjinë e re të sigurisë kibernetike me rregullore më të rrepta
-
Shërbimet e aeroporteve amerikane në shënjestër të hakerëve rusë