Diskutimet rreth implementimit të modit të errët në Google Chrome në MacOS filluan në shtator të vitit të kaluar, kur developerët po e shqyrtonin planin në Chromium Gerrit. Tani funksioni, i cili u kërkua shumë nga përdoruesit, më në fund u realizua për përdoruesit e Mac me publikimin zyrtar të versionit Chrome 73, përcjell Neowin.
Për ta modifikuar modalitetin e errët për Chrome në macOS, duhet të kyçet tema e errët në kompjuterin tuaj duke shkuar në menynë Apple, duke e zgjedhur opsionin "System Preferences" dhe duke klikuar në "General". Do të jenë dy opsione: Light dhe Dark. Pasi të jetë aktivizuar modi i errët, Chrome automatikisht do ta implementojë temën që e përdor sistemi.

Përdoruesit e Windowsit nuk do të anashkalohen, ndërsa nga Google vijnë konfirmimet se mbështetja për sistemin operativ të Microsoftit do të vijë së shpejti, shkruan KOHA Ditore.
Funksionet e tjera të rëndësishme që vijnë me Chrome 73 përfshijnë përkrahjen për çelësat harduerike të mediave, picture-in-picture automatik për Progresive Web Apps të instaluara dhe mundësinë e anashkalimit të reklamave për picture-in-picture video.