Google+, rrjeti social i dështuar i gjigantit të kërkimit, pushoi së ekzistuari mëngjesin e ditës së sotme.
Pasi u lansuar në vitin 2011 për të konkurruar Facebookun dhe Twitterin, kjo platformë ishte përpjekja e katërt e Googlet për të ngritur një rrjet social.
Google+ ishte njëjtë sikurse rrjetet e tjera më të popullarizuara sociale, ku mund të postoje foto dhe të shkruaje statuse.
Sigurisht që përdoruesit kanë pasur mundësi edhe për të komunikuar me njëri-tjetrin.
Në fund të vitit të kaluar, Google njoftoi se do të mbyllte këtë platformë pasi ishte vërejtur një lëshim duke bërë që të dhënat personale të përdoruesve të shfrytëzoheshin nga palët e treta./KosovaPress
Artikuj të ngjashëm
-
Rikthehet Facebooku
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
Padia e 15-vjeçarit për varësinë nga YouTube mbyllet me marrëveshje