Pixel 2 dhe 2 XL janë zbuluar më 4 tetor 2017, kështu që është logjike të besohet se Pixel 3 dhe 3 XL mund të zbulohen me të njëjtën datë këtë vit.
Së fundmi, është raportuar se këta smartfonë të rinj mund të lansohet më 4 tetor, por tani Bloomberg e vë në pyetje këtë datë – thotë se gjenerata e tretë e Pixel do të zbulohet më 9 tetor përmes një ngjarjeje në New York, transmeton Koha.net.
Së bashku me Pixel 3 dhe 3 XL, në këtë ngjarje Google do të zbulojë edhe laptopin e ri Pixelbook dhe me shumë gjasë edhe orën Pixel Watch.
Megjithatë, sa i përket datës së zbulimit të këtyre pajisjeve, gjiganti i kërkimit ende nuk ka vendosur datën zyrtare dhe dërgimin e ftesave për pjesëmarrje në ngjarjen e caktuar në New York.