Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google Maps me dizajn të ri

Google gjatë ditëve të ardhshme do të publikojë dizajnin e ri, si dhe ikonat e reja, të cilat do të lehtësojnë përdorimin dhe do ta bëjnë më të shpejtë aplikacionin Maps.

Google thekson se skedat driving, navigation, transit dhe explore tash do të shfaqen në mënyra të ndryshme dhe informacionet, të cilat specifike për këtë mënyrë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përveç kësaj, janë shtuar edhe një numër i madh i ikonave të reja, si dhe ngjyrat e tyre, të cilat do të lehtësojnë kërkimin brenda aplikacionit.

Google Maps do të ketë tetë ngjyra të ndryshme: portokall (vendi për ushqim dhe pije), kaltër e mbylltë (blerja), e kuqe (shëndeti), e gjelbër (argëtimi), vjollcë (shërbimet), e hirtë (shërbimet civile), gjelbër e mbylltë (parkingjet) dhe e kaltër (transporti).

Në disa rajone të caktuara do të përdoret shenja e dollarit për bankat në SHBA, derisa në Britani do të përdoret funta.

Google thekson se azhurnimi do të jetë i pranishëm gjatë javëve të ardhshme.