Google ka njoftuar në konferencën e saj të përvitshme “I/O” se asistenti i Google-it do të vijë edhe për pajisjet me sistem operativ iOS.
Kompania është duke lansuar një aplikacion që do të dalë së shpejti në shitoren online të Apple-it.
Asistenti i Google-it për iOS do të ketë funksione të limituara dhe nuk do të funksionojë sikurse në telefonat Android. Asistenti nuk do të jetë në gjendje të dërgojë mesazhe apo edhe të lëshojë muzikë në Spotify, ka njoftuar Google.
Apple po ashtu nuk do të lejojë që telefoni të hapet me një “OK Google”. Kjo sepse asistenti Siri do të jetë asistenti primar digjital.