Pas implementimit të zëvendësimit konkret për SMS, Google tani i ka publikuar disa funksione të reja, roli i të cilave është të mbrohen përdoruesit nga spami ose SMS botet malinje, raporton GSMArena.
Kur përdoruesi e pranon kodin një-përdorimësh përmes telefonit, ai zakonisht vjen nga një numër i panjohur. Megjithatë, shpesh arrijnë edhe SMS-të e falsifikuara, të cilat nga përdoruesit kërkojnë të klikojnë në linkun malinj, shkruan KOHA Ditore. Google tani po e implementon "Verified SMS" për t'u mundësuar përdoruesve ta identifikojnë autenticitetin e SMS-së. Mesazhet e verifikuar do ta shfaqin emrin e kompanisë, si dhe logon e saj në dritaren e chat.
Funksioni për Verified SMS aktualisht po u dërgohet përdoruesve në SHBA, Indi, Meksikë, Brazil, Francë, Britani të Madhe, Spanjë dhe disa vende të tjera, ndërsa në periudhën e ardhshme do të jetë në dispozicion në më shumë territore.
Mbrojtja nga spami në kohë reale i paralajmëron përdoruesit për mesazhe të dyshimta spam dhe detekton nëse linku në mesazh çon në ndonjë sajt potencialisht të pasigurt. Përdoruesit, gjithashtu, mund ta raportojnë spam tekstin dhe ta bllokojnë burimin që të mos dërgojnë më shumë mesazhe.
-
Policia paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese në emër të institucioneve të Kosovës
-
Ngrihet alarm për SMS-të mashtrues që synojnë të dhënat bankare
-
IPKO paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese në emër të kompanisë
-
Rusia urdhëron bllokimin e WhatsApp-it
-
"Përditësimi i të dhënave” dhe “Gjoba në trafik”, ARKEP-i alarmon për mashtrime përmes SMS-ve