Tech

Gmaili zgjeron funksionet e menusë përmes klikut të djathtë

Gmail mundëson që përmes klikut të djathtë në email të hapet lista e shkurtër e veprimeve të zakonshme, të cilat do të ishin të dobishme për përdoruesin dhe të cilat ai/ajo do të donte t’i përdorte. Google tani ka njoftuar se do t’i zgjerojë opsionet që janë në menunë kontekstuale, me qëllim që të kryhet me shpejtësi çdo veprim që është i nevojshëm, raporton Engadget.

{gallery}

Aktualisht, është e mundur ta zhvendosësh, arkivosh ose fshish emailin ose ta markosh atë si të lexuar ose të pa lexuar kur klikon me tastin e djathtë në të. Sapo që menuja e zgjeruar të jetë në dispozicion për përdoruesit, ata gjithashtu do të jenë në gjendje të përgjigjen shpejt ose të dërgojnë email me një klik. Do të jetë i mundur edhe kërkimi i emailave të ngjashëm, duke kërkuar përmes mesazheve të tjera të të njëjtit dërgues ose emailave me të njëjtën temë. Menuja e zgjeruar gjithashtu do t'ju mundësojë të hapni më shumë emaila në një dritare të re në të njëjtën kohë, si dhe të shtoni shpejt tagë për organizimin e inboxit.

Prej tani opsionet e reja të menusë do të fillojnë t’i marrin përdoruesit e G Suite. Ofrimi i plotë i funksioneve është planifikuar për 22 shkurt dhe do të nevojiten tre ditë për të arritur tek të gjithë përdoruesit.