Programi (SEC2SV) i cili është themeluar nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian në World Economic Forum në 2014, dhe i udhëhequr nga Mind The Bridge, ka ftuar Gjirafën në edicionin e IV të Startupëve evropianë në Silicon Valley.
Gjirafa renditet si kompania më e suksesshme në rajon në blerjet dhe shërbimet online, mirëpo tashmë hyn edhe në listen e TOP startup-ëve më të suksesshme dhe unikorn i ardhshëm me standarde botërore.
Këtë vit Gjirafa është në mesin e top 13 Startup-ëve të Evropës, që së bashku numërojnë rreth 1,000 të punësuar dhe kanë pranuar $135 milionë investime deri më tani.

Përveç të tjerave, Marco Marinucci, CEO Mind the Bridge ka thënë se “krahasuar me edicionet paraprake, ne kemi vërejtur biznese premtuese nga tregjet në rritje të Evropës Lindore si Hungaria, Shqipëria dhe Polonia, si dhe nga vendet më ‘tradicionale’ si Franca, Gjermania, dhe Belgjika.”
Mërgim Cahani, themelues dhe shef i Gjirafës tregon që “për ne si vend që jemi shpesh të pa dukshëm në botë nga aspekti i teknologjisë dhe inovacionit, kjo është një arritje jo vetëm për ekipin e Gjirafës, mirëpo edhe për vet ekonominë e vendit”.
“Kjo shkon edhe përtej punës së ekipit të Gjirafës, sepse çdo njëri (përdorues, klient, partner dhe konsumator) duke përdorur shërbimet e Gjirafës ka bërë që Gjirafa të përzgjedhet ndër Top Startupët në Evropë.”
-
Gjirafa merr investim të Series B me 6.7 mln dollarë, investim i udhëhequr nga Rockaway Capital dhe investitorë Amerikanë
- Përbërësi që mungon për sovranitetin teknologjik të Evropës
-
Concentrix vazhdon të udhëheqë si punëdhënësi më i mirë në Kosovë!
-
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në mbështetje të startup-eve në rajon e më gjerë
-
Për të gjitha vajzat që duan karrierë në teknologji