Drejtori ekzekutiv i SpaceX, Elon Musk, deklaroi të hënën se kompania e tij është gati t’i ketë 100 rrjete aktive satelitore në tërë Iranin, raportoi Reuters.
Ai tha se “100 yje aktive” janë gati të lidhen në vendin ku nisën protestat kundër mbulesës së grave. Në shtator të këtij viti, Musk, pati deklaruar se do t’i aktivizonte të gjithë Starlink-at si pjesë e mbështetjes nga SHBA-ja “për të avancuar lirinë e internetit dhe rrjedhën e lirë të informacionit”
Shërbimi me rrjet të gjerë të bazës satelitore mund t’iu ndihmojë iranianëve t’i anashkalojnë kufizimet e qeverisë për qasjen në internet dhe në disa platforma të mediave online, mes protestave në mbarë vendin.
Irani është përfshirë nga protesta masive që nga shtatori i këtij viti kur Mahsa Amini, 22-vjeçare, vdiq në paraburgimin e policisë, e arrestuar “për veshje të papërshtatshme”.
Musk e ka ndihmuar edhe Ukrainën me Starlink, në mbrojtje ndaj agresionit rus.