Në epokën e internetit, të shkosh në kinema për të shikuar një film duket paksa arkaike. Tani është e mundshme që një film ta merrni brenda një minute që ta shikoni në shtëpi në vend se të prisni në radhë të gjatë për shumë kohë e cila krijohet para kinemave në rast të debutimit të ndonjë filmi të ri.
Një film i ardhshëm, të cilin do të mund ta shikoni në shtëpi është “Rememory”, i cili do të debutojë në Google Play Movie & TV më 24 gusht, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFilmi “Rememory” do të jetë në dispozicion falas për përdoruesit e Play Movies në këto shtete: Shqipëri, SHBA, Mbretëri të Bashkuar, Irlandë, Australi, Zelandë të Re, Maqedoni e shumë shtete të tjera.
Ky film do të jetë falas nga 24 gushti deri më 20 shtator, kur do të fillojë debutimin edhe nëpër kinematë botërore.
Në filmin “Rememory” zhvillohet një ngjarje rreth zbulimit të një vrasjeje misterioze. Sam Bloom (Peter Dinklage) përpiqet që përmes kujtimeve të dëshmitarëve të zbulojë vrasësin.