Nokia 8110 4G, i cili është lansuar zyrtarisht nga HMD Global në muajin shkurt të këtij viti, tani është në dispozicion për shitje.
Tregu i parë që do ta ketë këtë telefon është Singapori, i cili do të shitet me çmim prej rreth 73 dollarë, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, Nokia 8110 4G do të jetë në dispozicion me ngjyrë të verdhë dhe të zezë.
Për Europën, pajisja tashmë është në para-porositje. Amazon në Britani të Madhe e ka listuar këtë telefon me çmim prej 78.56 funte. Para-porositë, po ashtu, janë në dispozicion edhe në Francë, Itali, Spanjë dhe Gjermani, ku çmimi i tij sillet rreth 89.75 euro, 91.24 euro dhe 88,99 euro.