Nokia 3310 i ri që nga sot është në dispozicion për shitje në dyqanin zyrtar të shitjes Carphone Warehouse dhe Vodafone, në Britani të Madhe, për vetëm 49.99 funte.
Gjithashtu, 3310 është në dispozicion në katër ngjyra: të kuqe ose të verdhë, të dy me shkëlqim, ose të kaltër të mbyllur dhe gri – të dy në ngjyrë mat, transmeton Koha.net.
Nokia 3310 ka ekran 2.4-inç QVGA dhe hapësirë për dy micro-SIM kartela, si dhe peshon 79.6 gramë.
Telefoni ikonik 3310 mund të mbajë baterinë deri në 22 orë, nëse jeni duke biseduar dhe për një muaj të plotë pa biseda. Po ashtu, ky telefon vjen edhe me video-lojën legjendare “Snake”.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Nga “mbretëresha e telefonave” në dështim, ku gaboi Nokia?
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Ende ka në shitje bileta për ndeshjen e “padërshiruar” Angli – Francë
-
Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një”
-
Më në fund zbulohet çmimi i GTA 6