Monitorët e lojërave me rezolucion 4K kanë qenë në treg për vite, megjithatë, një numër i vogël i tyre i plotësojnë nevojat e lojtarëve për një nivel të lartë të rifreskimit, rezolucion të lartë dhe ngjyra të sakta.
Monitori Predator X27 4K i kompanisë Acer, është tani i pari që zbaton treshen 4K, HDR dhe G-Sync, transmeton KosovaPress.
Monitori ka një mbështetje të plotë 10-bit HDR, një frekuencë 144 Hz. Ka gjithashtu një mbulim prej 99% të spektrit të ngjyrave Adobe RGB, si dhe një rezolucion prej 3840 x 2160 pikselë që plotëson të gjitha ëndrrat e lojtarit.
Acer Predator X27 është në dispozicion me një çmim para shitjes prej 2,000 dollarësh dhe data e lansimit është planifikuar për 1 qershor.
Artikuj të ngjashëm
-
Acer sjell monitorin 4K OLED 55-inçësh për gaming
-
Monitori i ri për gaming Acer Predator me përkrahje për rifreskim 144Hz dhe DisplayHDR 1000
-
Lenovo paralajmëron dy monitorë të rinj për gaming
-
MSI paralajmëron ekranin e lakuar për gaming Optix MAG342CQR 1000R
-
Dell sjell monitorin 27 inçësh 4K, me veglën e integruar për kalibrim