Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

FB përshpejton Messengerin

Nju Jork, 4 mars – Gjiganti Facebook ka përmirësuar aplikacionin e tij Messenger duke e bërë bisedën më të shpejtë dhe më të lehtë.

Në një shënim, rrjeti social shpjegoi se kishte ripërpunuar nga e para aplikacionin e nisur në vitin 2011 për thjeshtëzimin e përdorimit të tij.

Rinovimi aktualisht ka të bëjë me versionin e Messenger për iOS, sistemin operativ të iPhone dhe iPad, i cili do të jetë i disponueshëm javët e ardhshme.

“Ne kemi rishikuar plotësisht Messenger për ta bërë shumë më të shpejtë’’, deklaroi themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg në një postim.

Në krahasim me versionin e mëparshëm, aplikacioni i ri “do të ketë një të katërtën e madhësisë dhe do të ngarkojë dy herë më shpejt”, shtoi ai/ANSA.