Facebook planifikon që të angazhojë 3000 persona shtesë për mbikëqyrjen e raporteve me përmbajtje shqetësuese, të cilat publikohen në këtë rrjet shoqëror, siç janë video-xhirimet e vrasjeve ose vetëvrasjeve.
Këtë e ka bërë të ditur në Facebook vetë themeluesi dhe pronari i këtij rrjeti shoqëror Mark Zuckerberg.
Bëhet fjalë për personel shtesë, pavarësisht 4500 njerëzve, të cilët tashmë për Facebookun verifikojnë përmbajtjet, të cilat eventualisht shkelin kushtet e përdorimit të rrjetit shoqëror, transmeton KP.
Rrjetet sociale janë në qendër të kritikave për shkak të publikimeve bizare të përdoruesve, në mesin e të cilës ka pasur edhe transmetime direkt të krimeve dhe vetëvrasjeve.
Artikuj të ngjashëm