Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Facebooku pranon se lejoi Netflixin e Spotifyin të lexojë mesazhet private të përdoruesve

Facebooku ka pranuar se i lejon kompanitë e jashtme, si Spotify e Netflix, që të kenë qasje në mesazhet private të miliona njerëzve në platformën e saj.

Pas publikimit të një artikulli nga "New York Times" në atë se si Facebooku shpërndan të dhënat e përdoruesve me partnerët e saj, kjo kompani ka pranuar se i ka dhënë qasje në mesazhe private kompanive të palës së tretë, transmeton koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata kanë thënë se kjo është bërë për arsye që njerëzit të mund të kyçen në shërbime si Spotify me llogarinë e tyre të Facebookut, e pastaj të dërgojnë mesazhe nga aplikacioni Spotify.

Sipas "The Times", Spotify, Netflix e edhe Royal Bank e Kanadasë mund të lexojnë, shkruajnë apo edhe të fshijnë mesazhet private të njerëzve.

Spotify e Netflix kanë thënë për "Times" se ata nuk e kanë ditur se kanë qasje të tillë në mesazhe. Facebooku ka thënë për "New York Times" se nuk ka gjetur prova për ndonjë abuzim të mundshëm.