Facebook filloi testimin e opsionit "unsend" për Messenger, i cili lejon përdoruesin të fshijë mesazhin e dërguar në mënyrë që të hiqet plotësisht nga biseda.
Më parë këtë vit, Facebook fshehurazi fshiu mesazhet e vjetra të dërguara nga Messenger nga themeluesi Mark Zukerberg, i cili ishte shumë i pazakontë, pasi përdoruesit e tjerë të Facebook nuk e bëjnë këtë.
Nëse e fshini mesazhin nga kutia, nuk do ta shihni më, por ajo do të mbetet në kutinë e personit të cilit i dërgohet. Në prill, Facebook njoftoi se ka në plan të prezantojë një opsion "unsend" për të gjithë përdoruesit, por detajet dhe datat e mundësive të reja nuk ishin në dispozicion, transmeton KosovaPress.
Opsioni është ende në testim dhe sapo të konfirmohet se do të funksionojë pa asnjë problem, përdoruesit e tjerë të rrjetit social do ta marrin atë. Opsioni "unsend" ka të ngjarë të jetë në dispozicion vetëm për një kohë të caktuar pasi përdoruesit të dërgojnë një mesazh.
-
WhatsAppi sjell veçori të re - komunikim pa numra telefoni
-
Instagrami heq enkriptimin nga sot – çka do të thotë kjo për mesazhet private?
-
WhatsApp teston heqjen e lajmeve të rreme me anë të IA-së
-
Rikthehet Facebooku
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë