Aplikacionet e “Facebook” nuk do të instalohen më paraprakisht në telefonat e rinj të kompanisë kineze “Huawei”, që është prekur nga sanksione amerikane të ndërmarra në emër të sigurisë kombëtare në mes të konfliktit tregtare mes Pekinit dhe Uashingtonit, njoftoi sot rrjeti social amerikan.
“Megjithatë, pronarët aktual të smartfonëve ‘Huawei’ që kanë aplikacionet ‘Facebook’, ‘WhatsApp’, ‘Instagram’ mund të vazhdojnë t’i përdorin dhe t’i përditësojnë ato”, thekson kompania amerikane, duke konfirmuar informacione të dala në media më përpara. /Atsh/
Artikuj të ngjashëm
-
Huawei do të lejojë instalimin e aplikacioneve Facebook, WhatsApp e Instagram
-
Kina ndalon përdorimin e iPhoneit për zyrtarët qeveritarë
-
“Frika” nga Kina, BE-ja synon ndalimin e 5G-së në pajisjet e Huaweit
-
SHBA-ja ua ndalon shitjen disa kompanive kineze, përfshirë Huaweit
-
Sanksionet e SHBA-së kanë dëmtuar biznesin e telefonave të Huaweit