Facebook ka fshirë dhjetëra faqe ruse që në Shtetet e Bashkuara janë paditur për aktivitet politik, me qëllim që të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.
Facebook ka njoftuar se ka fshirë 70 llogari, 138 faqe dhe 65 llogari në Instagram, duke shtuar se 95 për qind e tyre ishin në gjuhën ruse.
Faqet e fshira kanë debatuar politika nacionale dhe ndërkombëtare, duke bërë promovimin e kulturës dhe turizmit rus. Llogaritë dhe faqet e fshira kishin një milion ndjekës në Facebook dhe 500 mijë në Instagram.
Ndjekësit e këtyre faqeve kryesisht ishin nga Rusia, Ukraina dhe shtetet tjera të afërta, si Azerbajxhani dhe Uzbekistani.
Artikuj të ngjashëm
-
FIFA zbulon shifrat e komenteve të urrejtjes në Botëror
-
Franca do të thërras ambasadorin rus lidhur me një fushatë sulmesh kibernetike
-
FIFA identifikon 89 mijë komente abuzuese
-
Si po e anashkalojnë rusët perden digjitale të hekurt të Putinit?
-
Inteligjenca britanike thotë se gati 500 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë