Facebooku ka nisur ta verifikojë me kujdes aplikacionin që kontrollon dadot e fëmijëve, ndërsa Twitteri e ka bllokuar atë krejtësisht.
“Predictim”, me seli në Kaliforni, ofron një shërbim për aktivitetin e “babysitter”-ve të ardhshëm në mediet sociale, në mënyrë që të verifikojë sesa të sigurt janë.
Shërbimi kërkon për postime mbi lëndët narkotike, dhunën apo ndonjë përmbajtje tjetër të padëshirueshme. Çështja është se, kritikët këmbëngulin se nuk mund të besohen algoritmet, kur vjen fjala te këshillat mbi një person dhe sa është i pranueshëm ai për punësim.
Më herët gjatë muajit, pas zbulimit të këtij akvititeti, Facebooku e hoqi shumicën e qasjes së “Predictim”-it te përdoruesit, me arsyetimin se firma bie ndesh me politikat e saj të përdorimit të të dhënave personale.
Facebooku po heton tani për të parë nëse në fund do ta bllokojë firmën plotësisht nga platforma e saj, pasi “Predictim” tha se ende tërheq të dhëna publike të gjigantit të rrjeteve sociale, në mënyrë që të ndihmojë algoritmet e veta.
“Të gjithë i kërkojnë njerëzit në mediet sociale, hyjnë e i kërkojnë në Google”, ishte komenti i shefit ekzekutiv të kompanisë “Predict”, njëkohësisht bashkëthemelues i saj, Sal Parsa./TopChannel
-
Parlamenti francez miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
BE-ja do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
-
Gjykata nuk e rrëzon padinë ndaj Metas për varësi ndaj fëmijëve
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme