Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Facebook dhe Airbus testojnë dronët e rinj solarë

Foto: Netzpolitik

Rrjeti social më i madh në botë, Facebook, është duke bashkëpunuar ngushtë me kompaninë e njohur që prodhon aeroplanët, Airbus, për të testuar dronët e rinj me energji diellore në Australi.

Portali Netzpolitik tregon se dy kompanitë janë përfshirë në një marrëveshje ku kanë testuar dron të tillë në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar.

Facebook është fokusuar tek zhvillimi i një droni me energji solare i aftë për të sjellë pamje në internet në vendet e botës të prekura nga fatkeqësitë natyrore.

Në portalin Netzpolitik bëhet fjalë për modelin “Zephyr S” prodhuar nga Airbus, i cili gjatësinë e të dy krahëve i ka prej 25 metrash dhe peshon 75 kilogramë.

Droni do të jetë në gjendje për të qëndruar në ajër për një kohë të gjatë në sajë të sistemit të paneleve që mbulojnë sipërfaqen e tij. Dronët veprojnë në një lartësi prej 20 kilometrash dhe lidhen me tokën nëpërmjet radiove me valë milimetër./atsh

Artikuj të ngjashëm