Fjala është për atë që mund të bëhet produkti më i rëndësishëm i “Microsoft”-it më 2020-tën. Po qe se gjithçka shkon sipas planit, “ElectionGuard” nuk është i dizajnuar vetëm që pajisjet e votimit t’i bëjë të sigurta në rast të sulmeve kibernetike, por edhe të pakuptimta.
“Objekti 83” nuk është se bie në sy në selinë gjigante të “Microsoftit” në Washington. Sidoqoftë, gjatë javës së kaluar, në këtë vend ishte prezantuar ai që mund të bëhet produkti më i rëndësishëm i këtij gjiganti softuerësh për vitin 2020.
“ElectionGuard” është softuer për pajisje votimi, i shpalosur nga zyrtarët e “Microsoft”-it në maj të 2019-tës.
Në demonstrimin e tij nga “Microsoft”, votuesit bëjnë zgjedhjen përmes një ekrani, para se t’i shtypin dy kopje. Votuesi pritet që ta verifikojë njërën kopje, para se ta vëjë në kuti të votimit, për t’u numëruar nga zyrtarët zgjedhorë.
-
Microsoft 365 jashtë funksionit për mijëra përdorues
-
Microsofti nuk e përkrah më sistemin 10
-
Hakerët iranianë të fokusuar në faqet e internetit të zgjedhjeve amerikane, thotë Microsoft
-
Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
-
Microsoft: Hakerët rusë po tentojnë të hyjnë brenda sistemit të sigurisë kombëtare të SHBA-së