Pekin, 14 qershor – Sipas një raporti për ekonominë dixhitale, vitin e kaluar, eksportet e softuerëve të Kinës kanë kapur vlerën e mbi 37 miliardë dollarëve, 20 miliardë dollarë prej të cilave janë regjistruar nga eksportet në SHBA, Europë dhe Japoni, njofton CRI-ja.
Këto shifra tregojnë një rritje mbi 10 % krahasuar me vitin 2016.
Gjithashtu, një raport i Ministrisë së Tregtisë në Kinë ka treguar se eksportet e softuerëve kanë regjistruar një rritje të shpejtë prej vitit 2012 dhe janë rritur vazhdimisht.
Raporti thekson se Kinës ende i mungon aftësia inovative në zhvillimin e softuerëve bazë dhe të programeve kompjuterike mbështetëse.
Raporti, gjithashtu paralajmëroi kompanitë vendase të softuerëve për rritjen e kostove dhe rreziqeve në këtë industri.
-
Eksportet kineze në SHBA janë rritur përpara tarifave
-
Numri i përdoruesve të internetit në Kinë, mbi një miliard
-
Eksporti kinez rritet në 60.6% për vitin 2021, rritja më e madhe në dy dekadat e fundit
-
Ekonomia kineze vazhdon rritjen, pavarësisht ”luftës” tregtare me SHBA
-
Rriten me 44,5% eksportet kineze gjatë shkurtit