Tech

Ekspertët amerikanë shpikin metodë për printim në 4D

San Francisco, 13 prill – Shkencëtarët kanë zbuluar një metodë të printimit tre dimensional që krijon objekte të cilat mund të ndryshojnë formën e tyre.

Një grup i përbërë nga shkencëtarë ndërkombëtarë, ka deklaruar se objektet 4D janë të formësuara nga plastika, e cila ndryshon formën varësisht prej temperaturës në të cilën ekspozohen.

Brenda pesë sekondash, objektet e printuara mund të lakohen, shtrembërohen ose të zgjerohen.

Për shembull, një strukturë rrjete teli mund të zgjerohet tetë herë nga madhësia e saj, nëse e njëjta futet në ujë të nxehtë.

Hulumtuesit kanë krijuar edhe më parë objekte të printuara 3D që ndryshojnë formën, mirëpo ato ishin bërë nga xheli shumë i butë.

Si rezultat, objekteve u nevojitej një kohë shumë e gjatë për të ndryshuar formën për çka ktheheshin në format e tyre origjinale.

“Objektet e printuara 4D lehtë mund të përdoren për pajisjet mjekësore, hulumtimet hapësinore, gjatë prodhimit të robotëve dhe lodrave”, thonë nga ekipi ndërkombëtar i përbërë nga shkencëtarë nga Instituti për Teknologji në Georgia të SHBA-ve, Universiteti për Teknologji dhe Dizajn në Singapor dhe Universiteti Xi’an Jiaotong nga Kina.