YouTube ka thënë të premten se do të ulë cilësinë e transmetimit në Bashkimin Evropian për të shmangur bllokimin e internetit për mijëra evropianë, të mbyllur për shkak të koronavirusit, e që kanë vendosur të shikojnë video përmes kësaj platforme.
Kjo është kompania e dytë pas Netflixit që vepron kështu. Videot zënë një pjesë të rëndësishme të trafikut në internet.
“Kemi vendosur të kthejmë përkohësisht të gjithë trafikun në BE në standard me automatizëm”, ka bërë të ditur kompania, raporton “Reuters”.
Shumë kompani interneti së fundmi kanë njoftuar për ngritje të numrit të përdoruesve në ditët e fundit.
Artikuj të ngjashëm
-
Facebook do të ul kualitetin e videove në Evropë
-
Netflixi ul cilësinë e transmetimit në Evropë për 30 ditë
-
YouTube ndalon fshirjen e përmbajtjeve nga zgjedhjet presidenciale të 2020-s
-
YouTube nis ndryshimin që shumë nuk do ta pëlqejnë
-
YouTube bllokon kanalet e lidhura me RT dhe Sputnik të Rusisë në të gjithë Evropën