Sikur Samsung që ka pasur probleme me shpërthimin e baterive, tani edhe njëri nga tre iPhonet e rinj të Applet ka të njëjtin problem.
Para disa ditëve, një grua nga Tajvani ka raportuar se bateria e iPhone 8 Plusit të saj ka shpërthyer derisa ishte duke u karikuar dhe ka nxjerrë nga vendi ekranin, transmeton Koha.net. Sot, edhe një tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur.
Për shkak të këtyre raportimeve, Apple ka vendosur që të fillojë hetimet dhe të ekzaminojë këta dy telefona në mënyrë që të kuptojë se pse ka ardhur deri te ky problem.

Të dy rastet kanë ndodhur teksa telefonat ishin duke u karikuar, por pronarët ishin duke përdorur kabllon dhe karikuesin origjinal të Applet që vijnë së bashku me telefonin.
Do të jetë interesante të shohim se a është kjo një çështje e izoluar apo me të vërtetë ka problem me modelin e ri.

-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Alarm i rremë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Aksion kundër kontrabandës në Pejë, sekuestrohen mallra me vlerë 30 mijë euro
-
Pse veturat elektrike përfshihen më shpesh në aksidente?