Tech

Drejtori i Applet tregon pse kompania lëshon çdo vit modele të reja të telefonit

Drejtori i Përgjithshëm i Applet, Tim Cook, ka treguar pse kompania lëshon çdo vit një model të ri të telefonit, që sipas tij duhet blerë nga klientët, raportoi të dielën “Daily Mail”.

Duke folur nga qendra e të dhënave të Applet në Danimarkë, ai ka thënë se përditësimet e vazhdueshme janë një gjë e shkëlqyer, teksa shpjegoi se si mund ta mbajnë kompaninë më të qëndrueshme pavarësisht praktikës për zëvendësimin e telefonave të rinj.

Apple ka lëshuar tetë modele të reja telefoni në pesë vjetët e fundit - XS dhe XS Max (shtator 2018), XR (2018), seritë 11 (2019), SE 2 (2020), seritë 12 (2020), seritë 13 (2021), SE 3 (2022), seritë 14 (2022) dhe seritë 15 (shtator 2023).

"Ajo që ne bëjmë është që i lejojmë njerëzit të tregtojnë telefonin e tyre, dhe kështu e rishesim atë telefon nëse ai ende funksionon, dhe nëse nuk funksionon, kemi mënyra për ta çmontuar atë dhe për të marrë materialet për të bërë një iPhone të ri”, ka thënë Cook.

Ai gjithashtu ka dhënë një supozim se si mund të duket një iPhone pas 30 vjetësh.

“Mendoj se do të jetë neutral ndaj karbonit. Dhe padyshim që do të jetë shumë më përpara se ku është aktualisht, por nuk do të doja t'ju jap të gjitha sekretet tona në këtë drejtim”, ka thënë ai.