Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Disa shfrytëzues të Android mund të startojnë Bluetooth dhe Wi-Fi nga Google Search

Android Slices është prezantuar në konferencën e viti të kaluar Google I/O, ndërsa mundëson që disa pjesë të aplikacioneve eksterne të paraqiten në vende si Google Search.

Tani azhurnimi serverik, për modelet Pixel që kanë Android 9 Pie, u mundësojnë shfrytëzuesve disa konfigurime ashtu që do të shkruajnë emërtimin në fushën Google Search. Ta zëmë, nëse në Google Search shkruhet Bluetooth, do të paraqitet ikona Settings me dhëmbzorët, bashkë me “Bluetooth” dhe toggle switchin, përcjell PhoneArena.

Përveç për Bluetooth, ky funksion është në dispozicion edhe për Wi-Fi. Do të paraqitet edhe emërtimi i rrjetit që është lidhur në pajisjen e shfrytëzuesit. Para këtij azhurnimi, ikona Settings paraqitej pa toggle switchin.

Ky funksion do të punojë në pajisjet që kanë Android 4.4 KitKat apo më të ri, por tani për tani është parë vetëm në modelet Android 9 Pie, shkruan KOHA Ditore.

Slices u mundëson shfrytëzuesve të Android që shumë shpejt të aktivizojnë dhe çaktivizojnë konfigurimet, pa pasur nevojë të shkojnë në menynë Settings. Në këtë mënyrë mund të kontrollohet edhe niveli i ndriçimit të ekranit si dhe puna me disa aplikacione të tjera.

Edhe BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës Tech 2 d. më parë BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës