Tech

Deri më tani janë shitur mbi 30 milionë pajisje Raspberry Pi

Eben Upton, bashkëthemelues i Raspberry Pi Foundation dhe CEO i Raspberry Pi (Trading) Ltd, ka konfirmuar se deri më tani janë shitur mbi 30 milionë pajisje Raspberry Pi. Kjo u realizua në fillim të dhjetorit, raporton Overclock3D.

Raspberry Pi i ka pasur disa variante që nga lansimi në vitin 2012. Për sa i përket çmimit, Raspberry Pi mbetet ende një nga pajisjet më të mira procesorike buxhetore në treg. Modeli më i ri i ofron deri në 4 GB DRAM dhe mbështetje për Wi-Fi 5, monitor Dual 4K etj.

Raspberry Pi është PC-ja më e popullarizuar britanike në treg, me çmimet që fillojnë nga 5 funte për Raspberry Pi Zero. Çmimi i ulët, si dhe përshtatshmëria, e bëjnë serinë e këtyre kompjuterëve jashtëzakonisht të popullarizuar në mesin e developerëve ose atyre që merren me PC për hobi, shkruan KOHA Ditore. Madje edhe PC gamerët mund ta përdorin Raspberry Pi për të krijuar zëvendësim të Steam Link, ose për emulator të lojërave klasike të konzolave.

Meqë dizajni i Raspberry Pi vazhdon të evoluojë, do të vazhdojë të rritet edhe shitja e kësaj serie të pajisjeve. Çdo version i kompjuterit Raspberry Pi u jep konsumatorëve vlerë më të mirë për paratë e investuara, performancë të përmirësuar dhe funksione dhe karakteristika të reja.