Google është duke ndërtuar një tabelë të bardhë, a keni ditur? Gjiganti i kërkimit ka prezantuar tabelën e bardhë Jamboard në tetor të vitit të kaluar dhe tani ajo është në dispozicion për shitje.
Google Jamboard nuk është e thënë të përdoret vetëm në shtëpi, ajo mund të përdoret edhe në ambientet e punës dhe shihet që nuk është thjesht një tabelë e bardhë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fakt, Jamboard është një kompjuter i ndjeshëm në prekje me ekran 55-inç e rezolucion prej 4K i cili punon me një aplikacion të veçantë Android, transmeton Koha.net. Tabela e bardhë, po ashtu, ka një mbajtëse lëvize dhe është në dispozicion në tre ngjyra: të kaltër, të kuqe dhe gri.
Në Amerikë, Google Jamboard kushton 4900 dollarë dhe së bashku me të vijnë edhe dy lapsa Stylus, një fshirëse dhe një mbajtëse shtesë e cila vendoset në mur në mënyrë statike. Mbajtësja lëvizëse deri më 30 shtator do të kushtojë 1199 dollarë, ndërsa pas kësaj date do të shitet me çmim prej 1349 dollarë. Pagesa vjetore për menaxhim dhe mbështetje për Jamboard është 300 dollarë (deri më 30 shtator 2017), ndërsa pas kësaj date do të jetë 600 dollarë.
Google Jamboard do të jetë në dispozicion edhe në Kanada dhe Britani të Madhe “këtë verë”, si dhe së shpejti edhe në shumë vende të tjera të botës.