Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Del në shitje Nokia 6

Nokia 6 është lansuar në Kinë gjatë muajit janar dhe tani pajisja e re ka dalë në shitje në të gjitha tregjet botërore dhe do të kushtojë 229 euro.

Nokia 6 do të ketë edhe edicionin e limituar me ngjyrë të zezë që posedon 4 gigabajt RAM dhe memorie të brendshme me 64 gigabajt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Telefoni i ri i Nokias do të ketë ekranin 5.5-inç Full HD me rezolucion 1920x1080 pixels. Kjo pajisje do të jetë e fuqizuar me procesorin Qualcomm Snapdragon 430.

Modeli standard do të ketë 3 gigabajt RAM ndërsa Black Edition do të ketë 4. Memoria e brendshme do të jetë 32 gigabajt me mundësi zgjerimi përmes microSD.

Nokia 6 ka kamerën ballore 8 megapixel ndërsa ajo kryesore 16 MP. Telefoni operon me Android 7.1.1 dhe ka baterinë 3000 mAh.