Në panairin e teknologjisë CES 2017, Samsung ka prezantuar dy laptopë të rinj të cilët punojnë me sistemin operativ të Googlet, Chrome.
Të quajtur Chromebook Plus dhe Chromebook Pro, laptopët e rinj është pritur që të lansohen një kohë të shkurtër pas prezantimit, transmeton Koha.net. Versioni Plus është lansuar shumë shpejtë pas prezantimit, ndërsa lansimi i versionit Pro është shtyrë disa herë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq tani, më në fund Chromebook Pro është në dispozicion për shitje.
Ky laptop i avancuar i Samsungut me sistemin operativ Chrome vjen me procesor Intel Core M3, 4 GB RAM memorie dhe 32 GB të memories së brendshme eMMC, ekran 12.3-inç me rezolucion prej 2,400 x 1,600 pikselë.
Samsung Chromebook Pro është në dispozicion për shitjen në Amazon, B&H dhe Newegg me çmim prej 550 dollarë.